BLUETOOTH

FOTO/ Ledioni do të drejtojë “Big Brother VIP”, Arbana Osmani flet për herë të parë: Do ta prezantojë…

08:50 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pasi është konfirmuar se Ledion Licco i “zuri” vendin dhe mori drejtimin e “Big Brother VIP 3”.




Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një video, ku ka treguar që punën e madhe që ka bërë duke hapur biznesin e saj, ndërsa të shumta kanë qenë komentet e fansave.

Arbana u kritikua nga fansat e saj që la drejtimin e spektaklit, të cilët gjithashtu mendojnë se Ledioni nuk do e prezantojë këtë reality shoë ashtu sicc duhet.

Megjithatë moderatorja tha se Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë në mënyrë të shkëlqyer spektaklin, duke iu dhënë fund kështu lajmeve se dyshja nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer.”- tha ajo.

Nga ana tjetër Arbana gjithashtu dha lajmin e shumëpritur për fansat, teksa tregoi se së shpejti do të kthehet në ekran.

“Aha, e le televizionin tani ti, po merresh me kuzhinë….mmmm…njerzit të donin me pranë në ekran jo në tavolinë….”- ka shkruar ndjekësja.

“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”- iu përgjigj Arbana.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.