BLUETOOTH

Postoi fotot e ‘nxehta’ nga Dubai, moderatorja sportive iu përgjigjet komentuesve: Qetësohuni! Isha me…

13:07 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alesia Bami është një nga moderatoret më të njohura sportive në vendin tonë, teksa numëron edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, kryesisht Instagram.




Moderatorja kaloi pushimet e fundvitit në Dubai, ku ka postuar edhe disa foto të nxehta në Instagram. Ndërsa festoi edhe ditëlindjen në këtë vend të veçantë.

“Faktikisht vendosa që ta kaloja Vitin e Ri dhe ditëlindjen në një vend të ngrohtë sivjet, duke qenë se çdo vit e kam festuar në Shqipëri dhe u bë nami”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo iu është përgjigjur edhe pyetjeve se me kë ka qenë në Dubai, duke qenë se vajzat shqiptare që shkojnë në këtë vend, shpesh paragjykohen. Dhe jo më kot.

“Jo, jo, qetësohu, kam qenë me familjarë. Kam qenë me familjen time dhe me kushërirat e mia. Qetësohuni, qetësohuni. Se nuk shkohet në Dubai vetëm për ato gjëra, shkohet dhe me familjen, se ju jeni të çuditshëm, ju shqiptarët”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.