Kronikë

VIDEO/ Nuk kaluan në vijat e bardha, policia gjobit këmbësorët në Tiranë

12:13 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Policia Rrugore ka nisur të vendosë gjoba për qytetarët që nuk zbatojnë Kodin Rrugor.




Për këmbësorët që i kanë rënë rrugës shkurt, duke mos kaluar në vendin e përcaktuar (vijat e bardha), gjoba ka qenë 1,000 lekë të rinj.

Burime bëjnë me dije se qytetarët që shkelin rregullat dhe nuk kanë mjet identifikues me vete (ID ose pasaportë) do të shoqërohen në komisariat.

Kujtojmë se qytetarët shpesh bëhen burim aksidenti duke mos kaluar në vendet e përcaktuara. Aksidentet në të shumtën e rasteve kanë qenë fatale për këmbësorët, të cilët janë përplasur nga makinat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.