Kryesore

Rikthehet shiu dhe reshje të pakta dëbore, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:54 - 11.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas MeteoAlb, orët e paradites; do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe flokë dëbore në Juglindje të Shqipërisë.




Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperendimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.