LAJMI I FUNDIT

Goditet banda e trafikut të kokainës në Greqi, në krye të grupit një shqiptar!

18:01 - 12.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej sistematikisht me trafikimin e kokainës.




Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 10 persona, 5 grekë dhe 5 shqiptarë, ndërsa 9 të tjerë janë identifikuar si bashkëpunëtorë të tyre.

Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje

Për zbërthimin e grupit kriminal u zhvillua operacioni i fundit dyditor i organizuar policor, i planifikuar nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë Korfuz,

Personat drejtues dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar” dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e kokainës.

“Lideri” 38-vjeçar ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga policia, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, shuma prej 5600 euro, një sasi kokaine, 2 makina dhe 8 celularë.

Sasia totale e trafikut të kokainës, nga veprimtaria kriminale e grupit gjatë periudhës në shqyrtim, llogaritet të kalojë 1.5 kilogramë, nga e cila u sekuestruan 950 gramë, ndërsa përfitimi total financiar llogaritet në 95 mijë euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.