Kronikë

I moshuari ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës të Tiranës/ Avokati jep detaje: Ishte i pandehur për përndjekje ndaj bashkëshortes

11:52 - 12.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës paraditen e sotme (12 Janar), ka treguar për mediat se i moshuari ishte i pandehur për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja.




“E kam ndjekur që në kallëzimin e parë. Ishte kallëzuar nga ish-partnerja pasi e përndiqte I bënin presion familjarët asaj. Nuk e di pse do takoheshin sot”, tha avokati.

Mësohet se viktima po qëndronte i ulur në stol, kur i ka rënë infarkt. Kur ambulanca ka shkuar në institucionin e drejtësisë, mësohet se qytetari kishte ndërruar jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.