Kronikë

Shkrumbohet nga flakët automjeti i parkuar në Pogradec, ja çfarë dyshohet

14:33 - 12.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së quajtur Gurit i Kuq.




Burime bëjnë me dije se mjeti, në pronësi të shtetasit me iniciale S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë, ndërkohë që sipas policisë do të kryhen të gjitha procedurat e mëtejshme.

Në zonë ndodhet edhe një mjet zjarrfikës, që po bën të mundur shuarjen e flakëve në mjet.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.