Kronikë

Atentati ndaj Zamir Kalemit, policia zbardh detaje: Ka marrë disa plagë me armë zjarri! 15 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në kapjen e autorëve

13:56 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë detaje të reja nga atentati ndaj 41-vjeçarit, Zamir Kalemi mbrëmjen e së premtes (12 Janar) në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës” dhe ka ofruar 15 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në kapjen e autorëve.




Blutë e Tiranës raportojnë se Zamir Kalemi, i cili është kushëriri i Aleksandër Sadikajt, ka marrë disa plagë me armë zjarri dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor mësohet se ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërkohë po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme që mund të çojnë në zbardhjen e atentatit ndaj 41-vjeçarit.

Policia informon se automjeti i përdorur nga autorët, tip Nissan rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13 shkurt 2023, ndërsa targat e makinës janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018.

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.

Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.