Kronikë

Atentati ndaj Zamir Kalemit, policia zbulon lidhjet me ngjarjet kriminale në Shqipëri e Greqi

14:21 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka raportuar se atentati ndaj 41-vjeçarit, Zamir Kalemi lidhet me ngjarjet kriminale të ndodhur në Shqipëri e Greqi përgjatë vitit 2022 dhe 2023.

“Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi”, raportuan uniformat blu.




Bëhet fjalë për sagën e hakmarrjeve që nisi pas atentatit mafioz ndaj kushëririt të Zamir Kalemit, 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i cili humbi jetën pas një shpërthimi me tritol në automjetin ku udhëtonte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa. Vrasja e tij dyshohet se u krye si hakmarrja për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Njoftimi i policisë;

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.

Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.