Kryesore

“Është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”- Vrau kunatin e tij pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën për 9 vite, ja çfarë deklaron nga burgu shqiptari

10:04 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”, ka deklaruar avokati i Fatmir Tarellarit, autorit të vrasjes kunatit të tij, Erjon Pelivani, pak ditëve më parë në Volos të Greqisë.




50-vjeçar qëlloi për vdekje vëllain e bashkëshortes, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht vajzë e tij (nga martesa e parë) që nga moshën 9-vjeçare dhe e kishte shantazhuar për t’i marrë para.

Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, gjë që ka ndodhur pas presioneve të shumta mëngjesin e së martës së kaluar dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit. Pak orë më vonë, 50-vjeçari vrau kunatin e tij pasi i ngriti kurth, duke i thënë se kishte nevojë për ndihmë pasi iu ishte prishuar makina.

“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë, pasi i mbështeste financiarisht”, tha për gegonota.news avokati i Fatmir Tarellarit, zoti Vasilikos.

18-vjeçarja ka në krah dy motrat e saj dhe sipas avokatit nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.

18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.