BLUETOOTH

Konfirmohet banorja e dytë e “BBV3”! Ajo u bë virale me videot…! Kush është gazetarja investigative që do marrë pjesë në ‘reality show’

11:02 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Formati “Big Brother VIP 3” starton sonte ‘vipat’ pjesëmarrës do të nisin kështu aventurën dhe “luftën” për çmimin e madh.




Është konfirmuar zyrtarisht edhe banorja e dytë e këtij formati.

Ajo është gazetarja Ledjona Xheladinaj e cila e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht pedofilët, por edhe abuzues të tjerë. Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjetet sociale. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

Ledjona është emri i dytë i konfirmuar zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.