Kronikë

Pamje/ Akuzohet për marrëdhënie s*ksuale me 14-vjeçaren, Aranit Arapi fsheh kokën në xhup për të mos u filmuar nga gazetarët

12:15 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aranit Arapi, 34-vjeçari i cili u arrestua nga policia pasi u martua me një vajzë 20 vite më të vogël, ka dalë ditën e sotme (13 Janar) para togave të zeza. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, duke e lënë prapa hekurave.




Teksa qëndronte pas kafazit prej xhami në gjykatë, ai fshihte kokën me xhupin që mbante veshur për të mos u filmuar nga kamerat.

34-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai u arrestua nga policia pasditen e së mërkurës (10 Janar) pas denoncimit të prindërve të vajzës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq i Divjakës, ndërsa që prej marsit të vitit të shkuar ata bashkëjetonin, madje kanë kryer edhe ceremoninë e dasmës.

Prindërit e 14-vjeçares nga Roskoveci nuk kanë qenë dakord për lidhjen dhe martesën e vajzës me 34-vjeçarin. Ata këmbëngulin se kanë negociuar me të bijën për ta rikthyer serish në familjen e saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Sipas prindërve të 34-vjeçarit, e mitura ka jetuar në shtëpinë e tyre që prej 15 marsit të vitit 2023 dhe pas disa muajsh kanë bërë edhe dasmë.

“Nuk i tregon çunit të drejtën se sa vjeçe ishte. Mos u thuaj njerëzve tha se prindërit e mi nuk janë dakord. Na marrin në telefon dhe vijmë në Kakavijë. Vajtëm si njerëz dhe shkuam atje. Kur vijmë atje, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim, do ta djegim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, tha vjehrra për News24.

Ndër të tjera ata deklaruan se e mitura ka braktisur edhe shkollën duke i gënjyer edhe për moshën se është 17 dhe jo 14 vjeçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.