Kronikë

Sulmuan me thikë e karrige gjatë një sherri dy vëllezër shqiptarë, arrestohen 6 persona në Itali. 16-vjeçari në gjendje të rëndë pas plagëve në mushkëri

16:46 - 13.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për plagosjen e 2 vëllezërve shqiptarë në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali.




Mediat italiane raportojnë se policia ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë, përveç një 19-vjeçari i cili u arrestua pak ditë pas sherrit, që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte 16-vjeç,.

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit, duke u plagosur rëndë.

Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptar, 16 vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë.

Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.

Pesë të arrestuarit së fundmi, janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal. Përpos tyre, edhe familjarë të tyre njihen si persona me precedentë penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.