BLUETOOTH

U tall me shtatzëninë e Einxhel Shkirës, burri i saj “zhduk” nga rrjetet sociale Luiz Ejllin, ish-banori i BBV: Ka pasur raste kur njerëzit i kanë dhënë fund jetës nga bullizimi

11:24 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dj Dagz ka komentuar krisjen e marrëdhënies me Luiz Ejllin dhe ka zbuluar arsyen se përse kohë më parë e fshiu atë nga rrejtet sociale.




I ftuar në emisionin “Canape.t7” DJ Dagz shprehet se i ka shumë inat personat që bullizojnë të tjerët dhe për këtë arsye tashmë është larguar nga Luizi, teksa tregoi se ky i fundit është tallur keq me partneren e tij, Einxhel Shkira kur ajo ka qenë shtatzënë me djalin e tyre, Trev.

Ish-banori u shpreh se e ka përkrahur Luizin deri në atë moment që ai ka bullizuar nënën e fëmijës së tij, ndërsa pas kësaj ngjarje ai ka vendosur që ta “zhdukë” nga rrjetet sociale.

“Unë nuk kam qenë shumë i lidhur me ‘Big Brother Vip 2’, por e kam parë që Luizi shpesh herë më ka përmendur dhe përshëndetur. E kam përshëndetur edhe unë dhe e kam përkrahë, por më pas e kam fshirë nga ‘Instagrami’ sepse më kanë ardhur 200 mesazhe me fotografi që kur ka qenë Enxhi shtatzënë ai ka bërë një status dhe komente për shtatzëninë e një gruaje pa marrë parasysh nëse është gruaja ime apo e dikujt tjetër, por ai është tallur me shtatzëninë e Enxhit. Unë nuk i pëlqej ata njerëz sepse ky bullizim dhe ofendimet po i lëndojnë shumë njerëzit, ka pasur raste kur njerëzit ia kanë marrë jetën vetes.”– u shpreh ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.