Kronikë

I vëllai i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës! Kush është 41-vjeçari i plagosur mbrëmë në kryeqytet dhe lidhjet e tij me Aleksandër Sadikaj!

08:39 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zamir Kalemi është plagosur mbrëmjen e së premtes (12 Janar) rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës në Tiranë.




41-vjeçari nga Memaliaj ndodhet i shtruar në spital dhe sipas unifomave blu është jashtë rrezikut për jetën.

Zaimir Kalemi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, njoftoi policia.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, njoftoi policia.

Zamir Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i cili u vra në një shpërthim me tritol në afërsi të TEG-ut, dhe vëllai i Andrea alias Adriatik Kalemi, që ndodhet në një burg në Greqi.

Andrea alias Adriatik Kalemi dyshohet se është i përfshirë në ezekutimin e biznesmenit Edmod Papa, i cili dyshohet se u vra si hakmarrje ndaj atentatit mafioz ndaj djalit të dajës së tij, Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi i ka shpëtuar një atentati në Greqi më 9 gusht të vitit 2023, në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen, si edhe një tjetër sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë ku u godit nga i burgosi egjiptian me thikë.

Dyshohet se sulmi në burg ndaj 51 vjeçarit ishte  tentative për vrasje me pagesë.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.