Kronikë

Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Selanik, shoku nxjerr zbuluar partnerin e viktimës: Pranova për të bërë grabitje të rreme, por kur pashë që mori thikën në duar…

17:49 - 13.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rrëfimit në hetuesi, dy të pandehurit për vrasjen e 41-vjeçare shqiptare që ishte edhe shtatzanë në Selnaik, partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, i bashkëakuzuar, u dërguan në qeli.




Ata akuzohen për vrasje me paramendim, ndërprerje me dhunë të shtatzanisë si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm.

I pari që u fut bë qeli ishe 34-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka pohuar se partneri i 41-vjeçares ka qenë ai që i ka marrë jetën. Ai rrëfen se ka pranuar të jetë pjesë e një grabitje të inskenuar dhe jo për vrasje, ndërsa pretendon se ke kishte vendosur ta denonconte rastin në polici kur mori vesh që viktima kishte qenë shtatzanë.

“Unë isha aty, sepse pranova ofertën për të bërë një grabitje të rreme, pa u lënduar vajza. Kur ai mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha se e kiste vrarë. Unë pranova ta lëviz trupin sepse kisha frikë se mos pësoja të njëjtën gjë”, mësohet të ketë thënë 34-vjeçari.

Partneri i Gjeorgjias këmbëngul se nuk ishte ai i përfshirë në vrasje dhe se ishte në gjumë atë natë.

“Gjeorgjia ishte i vetmi person që kisha në botë. Nuk do të pranoj diçka që nuk e kam bërë. Atë natë mora 3 pilula gjumi dhe nuk kam kuptuar asgjë, të nesërmen u zgjova në mëngjes. Nuk jam ai që përshkruhet në video-t e publikuara,” ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.