Kronikë

Zamir Kalemi i pikasi autorët që e ndiqnin, si i shpëtoi 41-vjeçari plumbave. Targat e makinës së djegur, të vjedhura në Tiranë!

10:43 - 13.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zamir Kalemi, kushëriri i të ndjerit Aleksandër Sadikaj i cili u vra në një shpërthim me tritol, i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së automatikut mbrëmjen e së premtes  tek rrethi i Selitës në Tiranë.




41-vjeçari, i cili u plagos me plumb në këmbë, raportohet se është ndjekur për disa orë dhe është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri teksa zona e Selitës, ku pasi i dolën paralel qëlluan me breshëri automatiku drejt automjetit të tij.

Por Zamir Kalemi raportohet se i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.

Ndërsa atentatorët janë larguar nga vengjarja në drejtim të Bërzhitës ku edhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip Nissan, me të cilin udhëtonin.

Targat e Nissan-it rezultojnë të vjedhura në Tiranë dhe ndërsa brenda mjetit nuk është gjetur asnjë provë pasi është shkrumbuar nga zjarri. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.