Kronikë

Aksident në Korçë, 15-vjeçari pa patentë humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, pasagjeri i mitur përfundon në spital

16:34 - 14.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ku një 15-vjeçar duke drejtuar mjetin pa patentë, ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është lënduar pasagjeri, një 13-vjeçar, i cili ndodhet në spital.




Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, njofton policia.

Gjithashtu, policia ka arrestuar, A. Sh., 18 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe T. N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.