Kronikë

E rëndë/ Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shënon viktimën e parë! 20-vjeçari pengohet tek shkallët e shtëpisë, humb jetën

09:28 - 14.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shënuar viktima e parë nga tërmeti i një nate më parë në zonën e Lushnjës. Sipas News24, një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës, në tentativë për të dalë jashtë shtëpisë.




Mësohet se 20-vjeçari Daniel Rika ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.