Kronikë

Mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri, zbardhet dëshmia e Zamir Kalemit. 35-vjeçari rrëfen me detaje zonat ku ka lëvizur dhe takimet që ka zhvilluar

11:59 - 14.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zarmi Kalemi, 35-vjeçari që mbeti i plagosur nga një atentat me amrë zjarri ka dhënë dëshminë e tij në polici. I riu është pyetur paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes, por edhe për dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.




I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e Departamentit të Krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve, por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Sipas TvKlan, Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por me të dhënat që ai ka mund të shkohet drejt identifikimit të autorëve.

Kujtojmë se atentati ndodhi mbrëmjen e 12 Janarit në zonën e Selitës teksa 35- vjecari Kalemi po lëvizte me automjetin e tij tip “Smart”. Nga breshëria e kallashnikovit ai mbeti i plagosur në këmbë, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.