Kronikë

Aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, raportohet për 1 viktimë. Dyshimet e para

08:33 - 15.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë mëngjesin e sotëm.




Sipas raportimeve nga News24, mësohet se viktimë ka mbetur shoferi i një prej autimjeteve, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.