Kronikë

Dyshohet se i përdhunoi vajzën, del sot para gjykatës 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin, zbardhet dëshmia e tij: S’doja ta vrisja! E thirra të më tregonte…

08:07 - 15.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të dalë sot para gjykatës për t’ju caktuar dënimi, 50-vjeçarit shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën.




Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij thotë se nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por donte që ai të rrëfente ngjarjen.

“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Volos. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.

50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.