Kronikë

E rëndë/ Gjendet i vdekur në kanal i moshuari, ja dyshimet e para

20:55 - 15.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendet i pajetë në një kanal një shtetas i moshës rreth 72 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia 72-vjecari dyshohet të ketë rënë në kanal pasi mund të ketë qenë në gjendje të dehur.




Nga informacionet, ky shtetas njihej si një person që konsumonte alkool gjithsesi do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet.

Sakaq, sipas policisë, viktima nuk ka shenja të dhunës në trup.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e qytetit të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2024, rreth orës 20:25, në rrugën “Pojan-Zvezdë”, Maliq, në një kanal, është gjetur i pajetë shtetasi R. M., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Pojan. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.