Kronikë

FOTO/ Vrau kunatin pasi zbuloi se i kishte p*rdhunuar vajzën, Gjykata greke liron nga burgu 50-vjeçarin shqiptar! Tarellari: Po kthehem pranë vajzave

16:19 - 15.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me lot dhe duartrokitje është pritur nga familjarët e tij vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar.




Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihët mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.

”Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.