Kosova

Kryeministri Rama përkujton masakrën e Reçakut: Krim shtetëror për spastrimin etnik të Kosovës! Nderim viktimave

14:52 - 15.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjete sociale, 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.




Rama e cilëson masakrën si një krim shtetëror me qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Kreu i qeverisë  ndër të tjera shkruan se masakra e Reçakut tronditi mbarë botën dhe qëndron si guri themeltar i Kosovës shtet.

“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.