BLUETOOTH

“Nuk është aspak një realitet që më lumturon”/ Elia Zaharia reagon pas zyrtarizimit të divorcit nga Pric Leka: Nuk do kisha zgjedhur që vajza ime të rritej me prindër të ndarë

20:37 - 15.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen. Ajo shprehet se sot kanë nisur proceduart e divorcit, ndërsa shkruan se ky nuk është një realitet që e lumturon.




Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

Postimi i Elia Zaharias:
Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!
Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.