Kronikë

“S’mbani mend? Mos vuani nga skleroza?”- Debate në forta në gjyqin e Shullazit dhe Lulzim Berishës, shkak ekspertiza psiko-ligjore e Luftar Reçit

13:43 - 15.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me debate të forta është shoqëruar sot gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.




Shkak është bërë ekspertizën psiko-ligjore e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, raporton Klodiana Lala.

Në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK.

Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjeket, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë, raporton News24.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve:

“Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve:

“A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha:

“Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.