BLUETOOTH

“E kam xhan, është babai i fëmijës tim”- Banorja e BBV rrëfen marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes: Ka krijuar jetën e tij me dikë tjetër

13:56 - 16.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes.




Gjatë një bisede me konkurrentët në garë, gazetarja tregoi se e ka “xhan” babain e vajzës së saj, teksa shtoi se kanë kaluar momentet më të bukura së bashku.

Ledjona Xheladinaj u shpreh se tashmë ai ka krijuar jetë të re me dikë tjetër, por vazhdojnë komunikimin së bashku, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për fëmijën e tyre.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet.

Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.