Kronikë

“Eljon Hato ishte në banesë, por u largua dhe la qentë lëshuar”- Bastisën banesën e vëllait të mikut të Ervis Martinajt, policia detaje nga operacioni: Ja pse i neutralizuam kafshët shtëpiake

11:30 - 16.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë detaje nga operacioni në banesën vëllait të Eljon Hatos në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.




Sipas News24, uniformat blu kanë zhvilluar operacionin pasi kishin informacion se miku i Ervis Martinaj ditën e fundit ndodhej në banesë. Por, sipas tyre, në operacionin e monitoruar nga SPAK, kur mbërritën në shtëpinë e të shumëkërkuarit janë ndeshur me 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur.

Fillimisht efektivët kanë futur brenda banesës qentë e tyre, të cilët u kacafytën me qentë e banesës duke u bërë rrezik për njerëzit, ndaj neutralizimi i tyre ishte opsioni i vetëm.

Policia ka gjetur prova që ngjallin dyshime se Eljon Hato ka qenë në banesë dhe është larguar para mbërritjes së policisë duke i lënë qentë e lëshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.