Kronikë

“I helmoi fëmijën”/ Vrau kunatin pasi i p*rdhunoi vajzën, flet i afërmi i Fatmir Tarellarit: Asnjë nga familja e tij nuk është mirë, po vuajnë të gjithë

12:55 - 16.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata liroi dje Fatmir Tarellarin, 50-vjeçari i cili vrau kunatin e tij, pas dyshimeve se i përdhunonte prej vitesh vajzën. Kjo ngjarje e rëndë, që tronditi Greqinë dhe Shqipërinë, u bë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti. Në një lidhje telefonike për emisionin, kushëriri i tij, Astriti, tregoi se si e priti familja Tarellari vendimin e gjykatës për lirimin e 50-vjeçarit.




Ai tha se nuk mund të ketë gëzim, për faktin e përmasave që ka ngjarja, në shenjë edhe respekti për familjen Pelivani. Ai tha se Fatmiri është i dërrmuar, pasi prej vitesh vajza e tij është abuzuar, ndërsa theksoi se kushëriri i tij nuk donte kurrsesi që të vriste kunatin, Erjon Pelivanin.

“Kam komunikuar. Duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë, kjo nuk është situatë e kënaqshme për të. Situata për ne është e vështirë, për të respektuar dhe palën tjetër, pasi nuk ka gëzim as për ne. Kam komunikuar me Fatmirin dhe motrat e tij. Gjendja e tyre nuk është e kënaqshme, ndjejnë shqetësimin e vuajtjeve. Fatmiri është vrarë në mënyrë të vazhdueshme. Atij i kanë ‘helmuar’ fëmijën dhe gjendja kur ka bërë vrasjen ka qenë emocionale, dhe e padëshiruar. Nuk mund të shprehemi se është i kënaqur apo jo, pasi ka vuajtje në familje. Përderisa ka vuajtje në familje, nuk mund të ketë qetësi. Situata nuk është e qetë. Vajza po merret në mbikëqyrje nga psikologu. Fatmiri nuk ka dashur që ta vrasë kunatin, por ishte gjendja e tillë. Unë e njoh psikologjinë e Fatmirit, ai nuk është vrasës. Ai i ka marrë para, por se sa herë, këtë nuk e dimë ne.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.