BLUETOOTH

Ia mbajti portretin të fshehtë, ylli i Kombëtares Jasir Asanin “vret frikën” dhe prezanton të dashurën e tij

15:19 - 16.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti 2023 do të mbetet i paharruar për Jasir Asanin, pasi realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, si dhe falë golave të tij spektakolar, kontribuoi në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.




Por duket se viti i shkuar i ka sjell fat futbollistit nga Shkupi edhe në sferën e dashurisë, pasi ka gjetur njeriun e zemrës.

Është përfolur prej kohësh lidhja e re dashurore e Jasirit, por ai është mundur që t’ia ruajë identitetin të njeriut të zemrës, ku ka publikuar vetëm foto me shpinë. Por duket se Jasirit i ka dalë turpi dhe e ka “vrarë frikën” pas mesnate, ku më në fund ka dalë zbuluar me të dashurën e tij.

Ai ka postuar pas mesnate në Instagram foton me të dashurën në shkallët e stadiumit duke ndjekur një ndeshje futbolli. Jasiri ka treguar romanticitetin e tij duke e shoqëruar foton me emoj zemrash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.