Kronikë

Trafik kokaine me nëndetëse nga Panamaja, 29 të arrestuar në Itali! Mes tyre edhe shqiptar

10:37 - 16.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

29 persona, pjesëtarë të dy organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës, janë arrestuar sot në një operacion të policisë së Napolit në Itali. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe është fokusuar kryesisht në zonën e Sanita.




Megjithëse policia italiane ende nuk ka dalë në deklarata zyrtare për shtyp, ANSA raporton se pjesë e grupit janë edhe subjekte shqiptare. Madje një nga shqiptarët e arrestuar sot, është përgjuar në një bisedë në qershor 2021 me një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli.

Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata. Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga ushtria amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Dhe nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës.

Sasia e sekuestruar e drogës
Informacionet me të fundit lidhur me operacionin në Itali bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 100 kg drogë dhe se grupi komunikonte me telefona te enkriptuar. Pjese e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Mes të arrestuarve janë disa shqiptarë dhe organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi e droges ka qene dhe Holanda e Spanja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.