Kryesore

VIDEO/ Abuzimi me fëmijët, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço: P*rdhunuesit duhet të kastrohen

12:46 - 16.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar në ‘Top Channel  se përdhunuesit kanë të njëjtin profil me vrasësit serialë, pasi ndjejnë kënaqsi nga aktet e pervesitetit.




Nisur nga shtimi i rasteve kohën e fundit, Kraramuço  theksoi se përdhunuesit duhen kastruar, për të bërë të mundur marrjen e situatës nën kontroll, pasi sipas tij nuk heqin dorë dhe janë përsëritës.

“Këta grabitqarët kanë të njëjtin profil si vrasësit serial. Thjesht nuk marrin kënaqësi nga vrasja e tjetrit por nga shfrytëzimi seksual. Kemi pasur raste që dikush abuzonte me femrat dhe më pas u kthye në një vrasës serial, sepse ndjente kënaqësi për të ndjerë akte pervesiteti. Nuk kanë sëmundje mendore kanë çrregullime të rënda të personalitetit, por që janë përgjegjës përpara ligjit.

Duhet menduar në Shqipëri sepse nuk po i japim përgjigjen e duhur dhe po na bëhen cikle këto. Kastrim kimik, këta njerëz përveçse duhen dënuar duhen kastruar. Këta njerëz nuk duhet të mendojnë më por të bëhen të paaftë edhe për të menduar dhe për të shfrenuar peshat tek fëmijët tanë. Këta janë vrasës serial, nuk heqin dorë, janë përsëritës”, tha Karamuço.

 

@gridadumaal♬ original sound – gridadumaal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.