Kronikë

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru

09:33 - 17.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar.




Mësohet se në pranga ka rënë 33-vjeçari Oltjon Belulaj. I riu është arrestuar në Aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil

Pas arrestimit, 33-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Belulaj, sipas Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.