Kronikë

VIDEO/ “Ka nevojë për mjekim”- E dhunoi dhe e kërcënoi me sopatë, flet babai i 35-vjeçarit: Që kur i vdiq e ëma pati një tronditje! Shkoi të vizitohej te hoxha, por kur u kthye…

12:58 - 19.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u parandalua ditën e sotme (19 janar) në Maminas, ku një 35-vjeçar dhunoi dhe kërcënoi babain se do ta vriste me sopatë, por më u pas u neutralizua nga forcat RENEA, të cilat i ërdhën në ndihmën policisë lokale, pasi i riu bëri rezistencë dhe u mbyll në banesë me armët e ftohta.




 

Pas arrestimit, babai i tij ka folur për mediat, kur është shprehur se gjithçka ka nisur 3 ditë më parë, kur ai shkoi në Durrës të vizitohej te një hoxhë.

Sipas tij ai iku në gjendje normale dhe i qeshur, por u kthye me mend të tjera.

Ai shton se djali pësoi një tronditje para shumë vitesh që kur i ndërroi jetë e ëma dhe thekson se është penduar që lajmëroi policinë, pasi pretendon se djali i tij ka nevojë për kurim dhe jo për izolim.

“Debati nisi që para ja 3 ditësh, ishte në Durrës për t’u vizituar dhe tha që ai hoxha më bëri keq, jo mirë.

Kur u kthye erdhi me një mendje tjetër, jo ashtu siç u nis. Atje e çoi çuni motrës, edhe unë ia solla mbarë.

Erdhi duke tensionuar muhabeti, nuk fliste me si përpara, por erdhi me mëndje tjetër.

Duke bërë muhabet, duke u sforcu muhabeti, jo andej, jo ktej. Ka ca probleme që i kanë mbetur që kur i vdiq e ëma.

Jam penduar që lajmërova policinë. Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës. Ai ka nevojë për kurim dhe jo për ta mbajtur të izoluar” u shpreh babai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.