Kryesore

Sherri në Komision, deputeti i PD ironizon: Vajtimi për Fluturën s’duhet të ndalet, për Bardhin e Nokën të kthehet dënimi me vdekje…

14:56 - 20.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur dy ditë më parë në Komisionin e Edukimit mes deputetëve demokratë, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kërkuan Flutura Açkës të mbyllte komisionin.




Por ajo çka ndodhi më pas është ironizuar nga deputeti Korreshi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se “vajtimi për Fluturën nuk duhet të ndalet”, ndërsa “Bardhi dhe Noka duhet të dënohem me vdekje”.

“Në shkolla temat e hartimeve gëlojnë ” heroizmi i Fluturës në shekuj” , “Flutura dhe  demokracia” , “Flutura fluturon lart”. Në të shtuna sokaqeve gratë mblidhen e kujtojnë bëmën dhe oiaaa e tyre derdhet luginave. Kudo dhe çdo dite kombi mediton se ajo që Flutures i ndodhi duhet  të na mbajë zgjuar, të na mbledhë rreth liderit suprem Edi Rama. Mos e ndërprisni vajin o njerez të mirë. Shi të bjere mbi ne. Ai ju ndihmoni me rrëkenë e tij që të ndahen njëherë e mire brigjet e fajit me ato të virtytit tek Flutura tashmë është e sigurt në kabinën e qeverisë”, shkruan Korreshi.

Ironia e Saimir Korreshit

Vajtimi për Fluturën nuk duhet të ndalet !

Pas ngjarjes se Reçakut ajo çka i ndodhi Fluturës mund të konsiderohet tragjedia e dytë kombëtare. Vajtimi për të është legjitimi. Kuja tek i madh dhe i vogël e ndershme.

Flutura ishte në rrezik. Për Gaz Bardhin e Flamur Noken duhet kthyer dënimi me vdekje. Shoqata grashë, veteranesh, bijë të popullit punonjës, pionieret e Edi Rames të gjithë kërkojnë drejtësi e shpagim.

Me të drejtë në çdo ekran del portreti i saj mes plagësh. Qëndresa si model frymëzimi për brezat.

Vete Lulushi  e mori në krah  heroinën e re, i pikëlluar që dikush nuk e kopanis  atë  vetë që të viktimizohet.

Në emisione Flutura, në lajme po ajo.

Shqipëria pyet çfarë i ndodhi? Ç’beteje bëri? Ç’armiq mundi? Kush ju gjend pranë kur dhuna e goditi? Kush ja lidhi plagët, Evis Kushi, mjeku popullor xherah Ismet Beqiri, kush?

Lotët burojnë çurg, sytë janë të qullur, xhani vatër zemërimi. Rapsodët po bëjnë garë kush epiken me të mirë do bëjë, në Argjiro a Nore qe, ne Bule a Zonja Çurre?

Në shkolla temat e hartimeve gëlojnë ” heroizmi i Fluturës në shekuj” , “Flutura dhe  demokracia” , “Flutura fluturon lart”. Në të shtuna sokaqeve gratë mblidhen e kujtojnë bëmën dhe oiaaa e tyre derdhet luginave. Kudo dhe çdo dite kombi mediton se ajo që Flutures i ndodhi duhet  të na mbajë zgjuar, të na mbledhë rreth liderit suprem Edi Rama. Mos e ndërprisni vajin o njerez të mirë. Shi të bjere mbi ne. Ai ju ndihmoni me rrëkenë e tij që të ndahen njëherë e mire brigjet e fajit me ato të virtytit tek Flutura tashmë është e sigurt në kabinën e qeverisë.

Për disa vite ishte zakon që kudo të shtinin limon në gotë , në meze , mbi shalqi apo kungull, madje  dhe ne librari merrje një fletore dhe të zgjasnin edhe nje limon. Tani kudo të japin një fotografi të Flutures ikonës së re heroike të Rilindjes.

Bujqësia do lëngoj dhe lotët e derdhura çurg, derman si benë. Gruri nuk dihet ne do te ngrejë me perpjet koken as shalqini sado i shartuar me kungull nuk do marre ngjyrën e plagëve te marra nga kjo beteje heroike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.