Kronikë

VIDEO/ Trashësia arrin deri në 50 cm në qarkun e Korçës, bora lë disa fshatra pa energji elektrike

09:39 - 21.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës kanë vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë.




 

Aktualisht reshjet e dëborës janë me intesitet të ulët. Trashësia mesatare e borës ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm tradhësi.

Ndërkohë temperaturat minimale gjate nates kane qene shumë te ulta -(-6)-(4) grade celsjus ndërsa aktualiaht termometri shënon -2.

Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre kane punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçë-Dardhë 3 borepastruese në aksin Korçe -Voskopoje 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voksopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore ,të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë.

Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë dhe Novoselë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.