LAJMI I FUNDIT

Dy adoleshentë grabisin supermarketin në Selanik, njëri vihet në pranga, bashkëpunëtori shqiptar shpallet në kërkim. Ja sa euro vodhën! Publikohen pamjet kur…

21:03 - 25.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy adoleshente, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare kanë vjedhur një supermarket në Selanik të Greqisë.




Sipas mediave helene, në pranga është vënë 14 vjeçari, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori shqiptar 16 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur në orën 08:21 të mëngjesit, kur dy të miturit, të veshur me rroba të zeza, me kapuç në kokë, por me tiparet e fytyrës të zbuluara dhe pa doreza, kanë hyrë në dyqanin Evosmos dhe i afrohen punonjësit në kasë.

16-vjeçari zhvendoset në pjesën e pasme të dyqanit dhe fut dorën brenda xhaketës, me sa duket për ta bërë punëtorin të mendojë se ai mban një armë.

Dy të miturit pasi arritën të merrnin gjithsej 1300 euro, u larguan me vrap. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe të vërë në pranga 14-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij 16-vjeçar, me origjinë shqiptare është në kërkim.

SHIKONI VIDEON


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.