BLUETOOTH

“Ledjona është shembulli i femrës”/ Olta Gixha mbështet publikisht gazetaren dhe thumbon vajzat e tjera: U hodhën në krahët e djemve dhe treguan mungesë besimi tek vetja

08:48 - 27.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Big Brother BIP Albania 3” ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe padyshim nuk është lënë pa komentuar edhe nga ish-konkurrentët e rëndësishëm të këtij formati.




Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania 2’ ka zbuluar konkurrenten e saj të preferuar në këtë edicion përmes një instastory. Bëhet fjalë për gazetaren Ledjona Xheladinaj, e cila këtë javë në nominim me Sarën, Rozën dhe Ilnisën.

Sipas Oltës, Ledjona është shembulli konkret i femrës që ka punuar shumë për të nxjerrë bukën e gojës dhe ka fjetur pa ngrënë për të rritur vajzën e saj.

Gjithashtu ajo nuk la pa thumbuar banoret e tjera për të cilat tha se janë hedhur në krahët e djemve duke treguar mungesë vetëbesimi.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta Gixhari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.