Kryesore

Lakuriq apo me pizhame? Ja si duhet të flini për gjumë dhe jetë s*ksuale më të mirë

21:23 - 28.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mënyra sesi njerëzit flenë, ndikon shumë në cilësinë e gjumit dhe në kohëzgjetjen e tij




Edhe mënyra e veshjes, pra nëse bini në shtrat me pizhame ose lakuriq, ka një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

Lakuriq në shtrat…

Sipas një studimi, profili i ‘nudistëve në shtëpi’, kanë shumë më tepër gjasa të raportojnë ‘besim të fortë’ në krahasim me ata që flenë me pizhame. Në të njëjtën kohë, ata dëshmojnë se janë adhurues të thrillerëve dhe filmave horror .

Dy të tretat e atyre që flinin lakuriq raportuan një jetë seksuale të lumtur dhe të kënaqshme, krahasuar me më pak se gjysma e atyre që flinin të veshur. Përveç kësaj, gati tre nga katër prej atyre që zgjedhin të flenë pa rroba raportuan se ky zakon përmirësoi marrëdhëniet seksuale me partnerin e tyre.

Me pizhame

Megjithatë, diku shkëlqejnë ata edhe që flenë me pizhame. Preferenca e tyre për filmat dramë dhe mister i mbron ata nga ankthet. 44% raportuan se shihnin ëndrra të këqija krahasuar me 55% të atyre që flenë lakuriq.

Problemet e gjumit janë të zakonshme

Pavarësisht se si zgjedhin të flenë, të gjithë pjesëmarrësit raportuan probleme me gjumin dhe zgjimin duke u ndjerë të pushuar plotësisht vetëm gjysmën e ditëve të javës. Në fakt, ata thanë se flenë vetëm tre herë në javë, mesatarisht.

Pak më pak se një e katërta e të anketuarve thanë se ishin “shumë të kënaqur” me cilësinë e gjumit të tyre – megjithëse ata që zgjidhnin të flinin pa pizhame kishin më shumë gjasa të ishin të kënaqur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.