Kryesore

Zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, zbuloni efektet pozitive të specit djegës në shëndet

23:01 - 28.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konsumimi i shpeshtë i specave djegës është i lidhur me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru, sipas një studimi të ri shkencor italian.




Ky spec përdoret në shumë kuzhina të botës dhe ndër shekuj janë raportuar për veti të ndryshme kuruese.

Studimi i ri, i cili ndoqi 22,811 njerëz gjatë tetë viteve, tregon se ata që hanë rregullisht djegës kanë një rrezik 23% të reduktuar të vdekjes së parakohshme nga çdo shkak, krahasuar me ata që nuk e hanë fare.

Ata që hanë ushqime me spec djegës të paktën katër herë në javë kanë 40% të reduktuar rrezikun e sulmit në zemër, ndërsa rreziku i goditjes në tru reduktohet me më shumë se 50%.

Studiuesit nga Departamenti i Epidemiologjisë i Institutit Neurologjik Mesdhetar Neuromed, Departamenti i Onkologjisë i Institutit Shëndetësor Superiore di Sanita në Romë, Universiteti Insubria në Varese dhe Mediterranean Cardiocentro në Napoli bënë publikimin përkatës në Journal of the American College of Cardiology ( JACC).

“Është interesante se mbrojtja nga rreziku i vdekjes është e pavarur nga lloji i dietës. Me fjalë të tjera, dikush mund të ndjekë dietën e shëndetshme mesdhetare dhe dikush tjetër mund të ushqehet më pak shëndetshëm, por për të gjithë speci djegës është mbrojtës”, tha studiuesja kryesore, epidemiologia Marialaura Bonazio.

Në një fazë të mëvonshme, shkencëtarët do të përpiqen të kuptojnë mekanizmat e saktë biokimik përmes të cilëve speci djegës dhe “të afërmit” e tij (që përmbajnë edhe substancën kapsaicinë) veprojnë në mënyrë të dobishme për sistemin kardiovaskular.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.