Kronikë

“E shkëlqyer, asgjë s’i mungonte”/ 41-vjeçarja i dha fund jetës, flasin fqinjët: Mund të ketë kaluar në depresion! Zihej çdo ditë me bashkëshortin në telefon

14:47 - 08.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, është përcjellë sot në banesën e fundit.




Fqinjët, banorë të fshatit Bilçë të Beratit kanë folur për mediat, duke thënë se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme, por ngritën dyshime se mund të të vuajtur nga depresioni

Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë.

“E shkëlqyer, asgjë s’i mungonte. Tani nuk e dimë, do ketë pasur ndonjë depresion se s’ka mundësi”, tha një fqinj.

“Për mua, me aq sa e kam njohur, është çun përsëmbari. Se nëse kanë patur ndonjë konflikt familjar me njëri-tjetrin, aty nuk di gjë më. Vajza ishte person dhe më erdhi keq kur e pashë në shtyllë. Sesi u erdhi terezia, nuk e di. Burri saj këtu punonte me bojëra, në Greqi nuk e di. Kishin dy fëmijë bashkë. Për mua janë familje e nderuar, të tërë si familje. Kur e dëgjova nuk e besova më”, tha një tjetër.

Jashtë kamerave disa fqinj kanë thënë se gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilit i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.