Sociale

“Tirana gëzon”- 104 vjet kryeqytet, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen në rrugën “Myslym Shyri”

15:01 - 08.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, bashkia ka organizuar disa aktivitete që do të zgjasin përgjatë gjithë ditës së shtunë në rrugën “Myslym Shyri”.




Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e festës që do të zgjasë nga ora 10⁰⁰ deri në 22⁰⁰.

Ai ka zbuluar se në aktivitet e organizuara ku do të ketë muzikë me Dj më të njohur të momentit, kërcim, sport, kulinari dhe shumë argëtim për fëmijët.

“Tirana Gëzon! Këtë fundjavë kemi festën më të bukur në rrugën më popullore të qytetit, te “Myslym Shyri”, me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Muzikë nën tingujt e DJ më në zë të momentit, kërcim, zona e sportit, zona e gatimit, zona e argëtimit për fëmijë dhe shumë surpriza të tjera.

Bashkohu dhe ti nga ora 10⁰⁰ deri në 22⁰⁰”, shprehet Veliaj.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.