Kryesore

Mbledhje me dyer të mbyllura, Rama pas mbylljes së Asamblesë së PS: Ka qenë një mbledhje pune dhe ka ballafaqime me fakte opinione

16:28 - 11.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, në një prononcim për mediat, ka zbardhur diskutimet ku tha se u zhvilluan diskutime të frytshme dhe u bënë autokritika.





“Ne dëgjonim shiu që binte me furi, dhe nuk dëgjuam që rrodhi gjë jashtë. Kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta. Ka qenë një mbledhje pune dhe ka ballafaqime me fakte opinione të mbledhura në një proces kapilar që kemi nisur, shqetësime që vijë nga organizata të partisë, zgjedhjes. Të gjitha këto janë diskutuar, por nëse mundtë flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritike, kështu që mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat sepse duhen verifikuar në burim. Jam bashkë me sekretarin e përgjithshëm për të informuar sepse jemi të kënaqur nga kjo mbledhje, sepse kanë dalë shumë gjëra për t’u marrë parasysh. Kemi miratuar dhe planin e veprimit 15 shkurt-15 mars kur fillojnë zgjedhje në partinë politike. Më 16 mars mblidhemi në Durrës. Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet për delegatët e kongresit, kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të organizimit që në zgjedhjet e ardhmshme të arrijmë fitoren më shembullore”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.