Kryesore

Pyetet për Ahmetajn, Rama: Nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë

16:41 - 11.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Pas mbledhjes së Asamblesë, në një prononcim për mediat, Rama tha se kush ka cështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.




“Për pyetjen që më bëni është e për e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen’,tha Rama

Pyetjes nëse e ka kërcënuar Ahemtajn ashtu siç ai pretendon, Rama tha: PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që  drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.