Kryesore

Sot mot i paqëndrueshëm, pasdite reshje shiu me stuhi! Era do të jetë në formën e tufanit

07:35 - 11.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo e dielë nis gradualisht me depërtimin e masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.




Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që gjatë dy ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.