Kryesore

Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin ndaj Barcelonës/ Shikoni notën dhe statistikat e sulmuesit shqiptar

07:39 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë për Granadën, në barazimin 3-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj gjigantëve të Barcelonës.




Talenti beratas, në minutën e 20-të, tentoi të shënonte një eurogol me roveshatë, por nuk u koordinua siç duhet brenda zonës, ndërkohë që minutën e 60-të dhuroi një asist fantastik për Pelistrin që shënoi golin e dytë.

Uzuni nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 82-të testoi reflekset e Ter Shtegen me një gjuajtje të befasishme, por gardiani i Barcelonës ia mohoi golin shqiptarit, falë ndërhyrje heroike të bërë, duke e larguar rrezikun në këndore.

Në fund të sfidës, Uzuni u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Një fakt interesant është se sulmuesi i Kombëtares shqiptare gaboi vetëm 1 pasim nga 10 që kreu në total.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.