LAJMI I FUNDIT

Bastoni është bërë vendimtar për Interin: Titulli? Unë dua Champions

15:52 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alesandro Bastoni rigjen golin pas më shumë se 2 vitesh, në një ndeshje të komplikuar për Interin dhe mbylli llogaritë atëherë kur Roma po bënte gjithçka për të barazuar. Gjatë viteve të fundit të karrierës, është rritur shumë në të gjitha aspektet.




E kemi parë që në fshehtësi bën rolin e mesfushorit qendror dhe anësor. Në “Olimpiko” u nis me një sprint të frikshëm nga mesfusha për të veshur kostumin e sulmuesit dhe me një goditje të hidhur theu portierin Rui Patrisio. Për mbrojtësin zikaltër nuk ka rëndësi goli, por fitorja. Ai ka shpjeguar se si skuadra arriti të reagonte mjaft mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që gaboi gjithçka në të parën.

 Çfarë mesazhi kërkon të japë Interi pas një ndeshjeje të tillë ku zhvillon një pjesë të dytë spektakolare, teksa e para ishte e vështirë?
Pjesa e parë nuk ishte e vështirë, ishte e tmerrshme. Nuk ishim Interi në asnjë lloj aspekti, fizik, teknik dhe psikologjik. Na “hëngrën të gjallë”, pastaj trajneri Inzagi na telefonoi dhe thjesht na tha që të ishim vetvetja. Në pjesën e dytë e treguam këtë gjë.

Çfarë ju bezdisi më shumë nga Roma?
Ndeshjet fitohen edhe me një aspekt psikologjik të fortë. Roma e nisi mirë, por ne bëmë një kthesë mentale dhe dolëm në lojën tonë ideale. Roma kishte më shumë dëshirë që ta fitonte ndeshjen në pjesën e parë, por për fat ndeshjet e futbollit zgjasin 90 minuta dhe ne qëndruam në këmbë edhe në momentet më të vështira.

Çfarë ju jep kjo fitore?
Shumë karikim dhe besim për ndeshjet që do të vijmë. Mbi të gjitha në Champions do të provojmë të shkojmë në finale edhe këtë vit. Me shpresën që do të jetë një tjetër rezultat.

Më në fund edhe ju rigjetët golin…
Kisha shumë kohë që nuk shënoja, por e rëndësishme është që Interi të fitojë ndeshjet. Nuk ka rëndësi kush i shënon golat. Këtë herë isha unë, ndeshje të tjera kanë qenë lojtarë të tjerë. Por jam i kënaqur me mënyrën sesi reaguam dhe e bëmë këtë ndeshje të ishte spektakolare.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.