Kryesore

Çupi kundër pjesëmarrjes së Berishës në protestën e 20 shkurtit: Mos ia rendojmë pozitën juridike

19:30 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen me dyr të mbyllura  të Grupit Parlamentar të opozitës i përbërë nga deputetët që mbështesin, Gazment Bardhin dhe ata që mbështesin Sali Berisha, është diskutuar edhe për një pjesëmarrje të mundshme të ish-kryeministrit në protestën e 20 shkurtit, si edhe qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Sekretarit Amerikan të shtetit në Tiranë, raporton gazetari i News 24, Osman Stafa.




Propozimi për pjesëmarrjen e Berishës në protestë online erdhi nga deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi, por është kundërshtuar nga deputetja Dhurata Çupi, i cila ka propozuar që është mirë mos t’i rëndojnë pozitat jurdike Berishës.

Çupi: Lidhur me propozimin që në protestë të jetë live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën mos ia rendojmë pozitën juridike.

Çupi po ashtu ka propozuar që të ketë një qasje bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar  dhe po ashtu ka kërkuar qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Blinken në Tiranë.

Dhurata Çupi: Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.
Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken.
Cili do jetë qëndrimi sepse do jetë cështje që do marrë vemendje!
Do e pershëndesim vizitën e tij?
Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.

Debati i plotë:

Bujar Leskaj: 5 pikat e mia te diskutimit:
1. Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar.
2. Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores.
3. Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte.
4. Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur?
5. Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program.

Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë.

Tritan Shehu: Une mendoj se z. Sali Berisha duhet te jete online ne protesten qe do te zhvillohet me 20 shkurt.

Luan Baci: Edhe une jam me idene qe te gjendet nje forme qe Sali Berisha, si kreu i Partise Demokratike qe po mbahet padrejtesisht ne arrest shtepie, te kete nje fjale perpara protestuesve me ane te teknologjise.

Cupi: Lidhur me propozimin qe ne proteste te jete live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nese nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, te pakten mos ia rendojme poziten juridike.

Metaliaj: Protesta e 20 shkurtit nuk duhet te jete paserele, nuk mund te degjojne fjalime qytetaret dhe te shperndahen. Jane te merzitur, te deshperuar, duhet beteje, perballje, qendrese. Perpara kemi diktatorin Rama, pa revolte nuk largohet! Por patjeter ne duhet te jemi alternative qeverisese, te kthejme besimin dhe shpresen tek demokratet .

Bardeli: Eshte koha qe deputetet dhe struktura qendrore te shtojne maksimalisht aktivizimin ne baze te anetaresia e te qytetaret! Ti degjojme ata dhe te pergatitemi me ta qe tani per zgjedhjet e ardhshme! Vonesat nuk mund te falen me! Sot eshte momenti per te nisur nje rrugetim me demokratet ne te gjithe Shqiperine.

Dhurata Çupi: Personalisht dua te them qe megjithe sensibilitetet qe ka secili prej nesh, duhet qe me faktorin nderkombetar te ndertojme nje qasje ndryshe, bashkepunuese dhe pozitive.
Me daten 15, diten e parlamentit viziton vendin tone Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken.
Cili do jete qendrimi sepse do jete ceshtje qe do marrw vemendje!
Do e pershendesim viziten e tij?
Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka te kene pergjigje per kete.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.