Kronikë

Detaje të reja nga ngjarja në Kamëz/ 27-vjeçarja e martuar në Kosovë dhe erdhi që të takohet me personazhin e rrjeteve sociale, 39-vjeçari i publikoi fotot intime dhe shantazhonte të tjera vajza

09:08 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë, ku një 27-vjeçare i dha fund jetës pasi iu publikuan fotot intime dhe u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.




Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.